1 në 3 amerikanë zgjedhin "divorc gjumi" për të shpëtuar martesën e tyre
- ndihmeperburra
- Oct 30, 2023
- 1 min read

Zilet e alarmit për zgjim, apo gërrhitjet janë ndër faktorët kryesorë të ndarjes në Amerikë
Studimi i fundit nga Akademia Amerikane e Mjekësisë me mbi 2000 të rritur tregoi se thuajse gjithë çiftet përdorin tapa veshësh, maska syri, alarme pa zë dhe shtrihen të flenë më herët ose më vonë se ç’duan, për të akomoduar njëri-tjetrin
Por 1 në 3 çifte zgjedhin një mur midis tyre
Gjumi në dhoma të veçanta është zgjidhja për të fjetur natën dhe larguar pakënaqësinë dhe sherrin në marrëdhënie
Sipas tyre, gjumi në dhomë më vete të shpëton martesën, madje e bën atë edhe më të mirë
Ama disa druhen se heqja dorë nga krevati ka për të qënë pararendës për divorc të vërtetë
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments