1 në 3 çifte po ndahen, Shqipëria në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce
- ndihmeperburra

- May 13
- 1 min read

Në vitin 2024, norma ishte 2,0 divorce për 1 000 banorë. Norma e divorceve në Shqipëri është mbi mesataren europiane, që rezultoi 1.6 në 2024
Shqipëria u rendit e 11-a për numrin e lartë të divorceve në raport me popullsinë në 2024
Në Shqipëri, shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet janë rritur, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë
Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, nga rreth 29 mijë në 1990
Në të kundër divorcet janë rritur. Në 2024 kishte gjithsej 4800 divorce, nga rreth 2700 në 1990. praktikisht 1/3 e martesave nuk arrin të zgjasë “derisa vdekja ti ndajë”



Comments