12 arsye pse duhet të hamë mjaltë natyral:
- ndihmeperburra

- Apr 21, 2019
- 2 min read
12 arsye pse d
uhet të hamë mjaltë natyral:
Mjalti është superushqim i pasur me antioksidantë që bën mrekulli në trupin tone.
Është plot me përbërës themelorë ushqimorë, nuk përmban microbe dhe rron gjatë.
I bën mirë lëkurës, si duke e ngrënë, ashtu edhe duke e lyer nga jashtë. Është dietik sepse të ndihmon të biesh nga pasha, duke rritur metabolizmin dhe duke djegur më shpejt kaloritë, përmban më pak glukozë dhe fruktozë dhe ka indeks GI më të ulët se sa sheqeri. Ul kolesterolin deri në 8% sipas studimit të Journal of Food and Medicine. Bën mirë për zemrën, sepse parandalon ngushtimin e arterieve, që është shkaku i dhimbjes së kokës, infarktit, lodhjes dhe humbjes së memorjes. Rrit ndjeshëm memorjen, sepse përmban kalcium që përthithet nga truri, sipas studimit të Reuters health. Përmirëson fjetjen dhe të vë në gjumë, sepse shton insulinën që rrit përthithjen e Tryptophan nga truri, duke nxitur prodhimin e Niacin dhe Serotonin që janë hormonet e lumturisë dhe të ndjerit mirë. Qetëson problemet e stomakut dhe zorrëve; Stomakun, duke ulur fryrjen dhe dispepsinë, sepse është antiseptik dhe antibakterial, neutralizon gazrat në stomak dhe funksionon si prebiotik. Zorrët, duke qetësuar gastritin, ulcerën, diarrenë, sepse rrit nivelin e kaliumit dhe hidratimit oral dhe mban nën kontroll nivelin e natriumit, si dhe riparon dëmtimet e stomakut dhe zorrëve, sidomos nga alkooli. Qetëson dhe çlodh sistemin nervor, sepse glukoza e tij përthithet më kollaj duke ushqyer më shpejt neuronet. Qetëson kollën dhe spazmat, shëron fytin dhe parandalon infeksionet. Rrit imunitetin, sepse stimulon sistemin imunitar të luftojë infeksionet dhe rrit prodhimin e ruazave të bardha si limfocitet B dhe T që na mbrojnë trupin. Prandaj mos e ndani mjaltin natyral nga tavolina juaj!




Comments