32 vjeçari Aaron Tucker nga Bridgeport, Connecticut, SHBA kish veç 1 javë i liruar nga burgu po shko
- ndihmeperburra
- Sep 14, 2023
- 1 min read

32 vjeçari Aaron Tucker nga Bridgeport, Connecticut, SHBA kish veç 1 javë i liruar nga burgu po shkonte në një intervistë pune
Rrugës, shoferi i autobusit vuri re një makinë që sapo ishte përplasur me një pemë dhe ishte përmbysur. Aaron doli me vrap nga autobusi, u fut poshtë makinës dhe tërhoqi të aksidentuarin duke i thënë "do jesh mirë"
Pas pak sekondash makina mori flakë. Aaron hoqi këmishën e tij dhe me të i ndaloi gjakderdhjen e kokës shoferit
Pak minuta më vonë mbërriti zjarrfiksja dhe ambulanca. Aaron humbi intervistën e punës atë ditë. Ishte shumë e rëndësishme për të, por diçka tjetër u bë shumë më e rëndësishme. Aaron tha "një punë shkon e vjen, por një jetë një herë të jepet"
Pasi qytetarët e Bridgeport dëgjuan për historinë e tij, ata hapën një faqe GoFundMe dhe mblodhën mbi 60,000 dollarë për të, si dhe i bënë atij shumë oferta punësimi
Comentarios