4 arsyet pse dështojnë raportet, si ato në çift, ashtu edhe në punë
- ndihmeperburra
- Apr 17, 2019
- 2 min read
4 a
rsyet pse dështojnë raportet, si ato në çift, ashtu edhe në punë
1- Kritika, e cila është e keqe kur nuk është konstruktive (“gjella qenka djegur”), sepse fokusohet tek personaliteti, karakteri apo interesat e tjetrit, jo tek sjellja ose veprimet që tjetri duhet të ndryshojë (“ti s’di të gatuash”).
Prandaj mos fol pa u menduar mirë e mirë çfarë do thuash, që mos kritikosh por të jesh konstruktiv. Fokusohu vetëm tek një sjellje apo veprim, se po trajtove dy ose më shumë njeherësh, do të të merren për kritikë edhe nëse s’janë. Nëse s’arrin dot të strukturohesh, më mirë mos fol fare dhe lere për kur të mundesh më vonë.
2- Mospërfillja, e cila është shenjë mungese respekti ndaj tjetrit dhe shpesh shoqërohet me komente e gjeste ulëse, injoruese, madje fyese, nganjëherë të maskuara si “shaka”. Mospërfillja vjen ngaqë tjetri nuk të intereson apo pëlqen më, prandaj fokusohu dhe fillo bëj përpara me hapa të vegjël të menaxhosh raportin, sepse do t’ia ndiesh përfitimin arsyeve që ju lidhin, sado të vogla. “Nuk më pëlqen ai njeri, ndaj duhet ta njoh më mirë – Abraham Lincoln”. 3- Mbrojtja, në formën e mungesës së përgjegjësisë, justifikimeve, ankesat, pengojnë debatin konstruktiv të arrijë në zgjidhje, dhe vetëm sa rrit ankthin dhe tensionin në raport, duke defokusuar çështjet e rëndësishme që duhen zgjidhur. Prandaj duhet të dëgjosh me shumë vëmëndje shqetësimet e tjetrit, edhe pse i sheh gjërat krejt ndryshe. Nuk ke pse i pranon, thjesht kupto perspektivën si i sheh tjetri, që të gjeni së bashku zgjidhjen. Mbi të gjitha ruaj qetësinë. Vetëm pasi të kuptosh hallin e tjetrit, do bini dakort për zgjidhjen, dhe jo duke shmangur me vetëmbrojtje opinionet e tjetrit. 4- Kundërshtimi, si edhe refuzimi për tu ulur e marrë vesh, për tu përgjigjur, largimi emocional, madje dhe injorimi total, çka rëndon personat në raport dhe pengon ata të gjejnë zgjidhje në raport. Prandaj duhet të ulesh e të flasësh. Nëse ndihesh i zhytur , tregoji tjetrit si ndihesh. Nëse nuk flet dot, thjesht dëgjo tjetrin dhe kërko kohë të qetësohesh që ta vazhdoni më vonë komunikimin. Vetëm duke komunikuar shpesh dhe duke punuar së bashku për zgjidhje do ta mbani gjallë raportin. Shmangini sa të mundni këto arsye! - Studim i University of Washington
Comments