4 rregullat për të kuptuar meshkujt - Çfarë kërkojnë ata tek femrat?
- ndihmeperburra
- Jan 25, 2019
- 2 min read
4
rregullat për të kuptuar meshkujt - Çfarë kërkojnë ata tek femrat?
Para se të kërkosh të kuptosh meshkujt, duhet të pyesësh çfarë kërkojnë ata tek femrat. Edhe pse nuk duhet mohuar që pjesa fizike mund të mbizotërojë në kriteret e përzgjedhjes, një mashkull uron të gjejë diçka tjetër në një marrëdhënie. Një mashkull kërkon një femër që përmbush një nga këto cilësi:
Shumë femra mendojnë që është e lehtë të kuptosh një mashkull dhe të jetosh me të një lidhje të paqtë dhe të këndshme. Megjithatë të shumta janë femrat që gabojnë teksa mendojnë që mënyra e funksionimit të mashkullit që kanë përballë është e njëjtë me mënyrën e tyre. Psikologjia mashkullore nuk është aq e lehtë sa mendohet dhe nëse një femër ëndërron një histori magjike, nuk duhet ta neglizhojë.
Ai kërkon një femër që ti besojë! Edhe pse disa meshkuj sillen si maço dhe nuk flasin shumë, një mashkull kërkon një femër që ta dëgjojë dhe t’i kushtojë vëmendje, të dijë ta drejtojë dhe këshillojë drejt zgjedhjeve dhe mundësive më të mira përgjatë momenteve dhe sprovave. Nje mashkull kërkon distancë! Eshtë paradoksale por nuk duhet harruar! Një mashkull kërkon njëherësh një femër që di ta dëgjojë dhe që e lë të marrë frymë. Për të kuptuar një mashkull duhet të mendosh si ai! Nëse një mashkull nuk u pergjigjet pritshmërive, kjo nuk do të thotë se kërkon të bëjë keq, thjesht ato nuk i korrespondojnë pritshmërive të tij dhe ai nuk është i gatshëm të sillet ashtu. Jeta në çift kërkon sakrifica nga të dy palët. Të interesohesh për pasionet e tij! Për të kuptuar një mashkull, duhet të interesohesh për atë çka i pëlqen atij, si i pëlqen ta kalojë kohën e lirë dhe të kalosh disa çaste duke folur për to. Prandaj duhet të ndash me të një pjesë të pasioneve të tij. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të kaluar kohë së bashku në një ambjent që e ngroh. Referenca: Alexandre Cormont
Comments