5 gabimet që bëjnë burrat e ndarë:
- ndihmeperburra
- Feb 22, 2019
- 3 min read
5 gabimet që bëjn
ë burrat e ndarë
1. Flet keq për ish-in dhe lidhjen e dështuar
Ndarja nuk është asnjëherë e këndshme dhe burrat shpesh përjetojnë ndjesi negative ndaj ish-partnereve të tyre. Por nuk është tërheqës një mashkull që ankohet për lidhjen e tij të mëparshme. Komentet cinike mbi arsyet për të cilat lidhja nuk funksionoi, do largojnë çdo partnere potenciale të mundshme. Në vend të kësaj, përqëndrohu te femra me të cilën po takohesh, fol për interest e tua dhe për veten, në mënyrë që ajo të ketë interes për të qëndruar më gjatë me ju. Nëse të pyet për ish-in apo lidhjen tënde, përgjigju me pozitivitet dhe bëje të ndjejë se ti dëshiron një lidhje të re intime. Ndërro shpejt subjektin e bisedës dhe fokusohu në biseda pozitive. Përpiqu të gjesh miq, shokë pozitive, apo edhe një terapist, me të cilin të ndash përjetimet, për të evituar shkarkimin mbi personin e ri me të cilin po takohesh.
2. Flet për shqetësimet financiare
Ndarja provokon situata financiare problematike që lidhen me fëmijët dhe jetën personale. Eshtë e kuptueshme që të jesh më i ndjeshëm në menaxhimin financiar, por kjo nuk do të thotë që personi i ri duhet të dijë problemet e tua financiare. Mos u anko për çmimin e lartë të lokalit ku jeni ulur, por para se ta ftosh, gjej një vend që të përshtatet financiarisht. Evito të flasësh për punën, e cila po të rrezikohet dhe përqëndrohu më shumë mbi profesionin dhe pasionet e tua. Bisedat mbi paratë duhen evituar krejtësisht.
3. Je gjithë kohës i nervozuar dhe zhytur në problemet personale.
Ndarja është një alternim ulje-ngritjesh. Ndjehesh i deprimuar, në ankth, i lodhur, i bezdisur, fajtor. Bëj kujdes të mos ndikojnë qëndrimin tënd sidomos gjatë takimeve të para. Në shumicën e rasteve, një person i ri refuzon të takojë për herë të dytë një mashkull me një qëndrim negativ, depresiv dhe të zemëruar që në takimin e parë. Femra dëshiron mashkull pozitiv, optimist dhe ekzaltues. Bëji pyetje asaj në vend që të fokusohesh te problemet e tua. Sigurohu që je në gjendje shiprtërore pozitive para se të bësh takimin e parë. Eshtë më mirë të shtysh takimin, nëse ndjen që nuk jep përshtypje pozitive.
4. Je i pasjellshëm
Qëndrimi negativ dhe i dëshpëruar mund të bëjë të jesh i pasjellshëm, i ftohtë dhe i pakujdesshëm. Shfaq mirësjellje, dëgjoje, shërbeji, trego gjëra interesante dhe të këndshme, buzëqeshi. Mund edhe të shtiresh pak derisa t’ia dalësh. Femra i vë re këto detaje të vogla.
5. Flet për fëmijët gjatë gjithë takimit
Për një baba të ndarë, fëmijët janë pjesa më e shtrenjtë në jetë. Eshtë mirë të tregosh foto të tyre dhe të tregosh për ta. Për një femër, një mashkull baba është mjaft tërheqës, por bëj kujdes, mos fol vetëm për fëmijët. Kur takon një femër për herë të pare, përqëndrohu tek mundësia për të qenë çift, dhe jo një “nënë” e mirë për fëmijën. Femra kërkon të ndjejë që e dëshiron si partnere dhe të jeni çift është gjëja më e rëndësishme për ty. Nëse marrëdhënia juaj fillon, do të kesh gjithë kohën për ta njohur me fëmijët tuaj.
Këto gabime dhe këshilla janë të bazuara mbi takimet e para. Sigurisht që kur marrëdhënia vazhdon dhe vendoset besimi, do të flisni më shumë për veten. Gjëja më e rëndësishme është të marrësh kohën për tu shëruar nga ndarja dhe të jesh i sigurt që do që të fillosh një marrëdhënie të re.
Kimberly Seltzer, HuffPost
Comments