7 nga 10 marrëdhënie futen në krizë. Pse? Jo për tradhti, as lekë, as mungesë seksi, por se njëri os
- ndihmeperburra
- Feb 7, 2022
- 1 min read

7 nga 10 marrëdhënie futen në krizë. Pse? Jo për tradhti, as lekë, as mungesë seksi, por se njëri ose të dy partnerët në marrëdhënie nuk investohen më.
Partnerët lodhen që nevojat e tyre nuk plotësohen nga tjetri, kështu që pushojnë së kërkuari. Thjesht vahzdojnë rutinën dhe inercinë, zgjohu, shko në punë, kujdesu për fëmijët, për shtëpinë, paguaj faturat, shih TV a celularin në divan, vër fëmijët në gjumë, shko dhe vetë në shtrat.
Derisa një ditë s’mund të pretendosh më se jeni të lumtur dhe s’mund të injorosh lëndimin apo zhgënjimin. E i fut ndonjë grindje në çift.
Shpesh partneri/ja merret me nevojat dhe preferencat e prindërve në vend të burrit. Ju kaloni kohën në vende që nuk doni, duke bërë gjëra që nuk doni dhe që nuk i zgjedh ti. Ti do më shumë kohë vetëm me gruan tënde, pa e ndarë atë kohë me prindërit e saj/tij.
Ky është realiteti i thjeshtë i çdo marrëdhënieje; të gjithë kanë nevoja dhe këto nevoja janë të panegociueshme. Mund t'i injoroni, të heshtni, t'i thoni vetes se nuk kanë rëndësi, por kjo është vetëm përralla që po i tregoni vetes për të shmangur një bisedë të vështirë në çift.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments