A lindin njerëzit të mirë? Shumë njerëz besojnë se fëmijët lindin të mirë dhe të pafajshëm. Ata beso
- ndihmeperburra
- Dec 12, 2020
- 1 min read
A lindin njerëzit të mirë?
Shumë njerëz besojnë se fëmijët lindin të mirë dhe të pafajshëm. Ata besojnë se është bota që i korrupton ndërsa rriten.
Nuk jam dakord.
Në shkollë kam punuar me shumë fëmijë të vegjël.
Kur të vegjëlit shihnin diçka që donin, ata menjëherë ua rrëmbenin vogëlushve të tjerë. Ata ishin egoistë, megjithëse askush nuk ua kishte mësuar të ishin të tillë. Shpesh, kur një vogëlush pësonte rrëmbimin e gjësë, ai godiste vogëlushin tjetër që ia kishte rrëmbyer. Askush nuk e kish mësuar atë vogëlush të godiste dikë tjetër.
Njerëzit, besoj, lindin egoistë, joempatikë dhe të pakujdesshëm.
Mirësia, sjellja dhe kujdesi mësohet. Dhe për të qenë i mirë, i sjellur dhe i kujdesshëm, duhet të luftosh kundër natyrës njerëzore.
Prandaj mirësia është kaq mbresëlënëse - Charissa Enget
Comments