A pini ujë mjaftueshëm?
- ndihmeperburra

- Jun 30, 2019
- 2 min read
A p
ini ujë mjaftueshëm?
Shumica prej nesh nuk pijnë ujë mjaftueshëm. Duke privuar veten nga burimi më i natyrshëm në botë, ne dëmtojmë vazhdimisht trupin dhe mendjen. Prandaj nëse keni ndonjë nga këto shenja, përmirësoni gjendjen duke pirë një gotë freskuese uji.
Goja e thatë dhe shije e keqe. Uji lubrifikon membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat do të vazhdojnë të mbajnë gojën e lagur me pështymë shumë kohë pas asaj gllënjke.
Lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme të dehidrimit të plotë. Mungesa e ujit nënkupton mungesën e djersës, e cila çon në pamundësinë e trupit për t’u vetëpastruar dhe lubrifikuar. Sytë e thatë. Pa ujë në trup, kanalet e lotit thahen dhe kjo mund të shkaktojë më shumë dëm për sytë. Dhimbje artikulacionesh, të cilat përbëhen nga rreth 80% ujë. Duke mbajtur trupin të hidratuar, nyjet tuaja mund të përballojnë goditjen e lëvizjeve si vrapimi, hedhja, ose rënia. Muskulatura zvogëlohet, sepse përbëhen kryesisht nga uji. Pirja e ujit jo vetëm siguron hidratimin, por zvogëlon mundësinë e zhvillimit të inflamacionit dhe dhimbjeve. Vonon shërimin, sepse uji lan dhe largon toksinat. Organet filtrojnë ato, por në një trup të dehidruar organet tërheqin ujin nga zonat e ruajtura si gjaku etj, gjë që çon në një seri të tërë problemesh. Ndiheni të lodhur dhe përgjumur. Trupi i dehidruar "merr hua" nga gjaku, që çon në mungesën e oksigjenit, që çon në lodhje dhe përgjumje. Përjetoni probleme të tretjes. Pa hidrimin e duhur, sasia dhe forca e mukusit në stomak zvogëlohet, duke lejuar acidin e stomakut të bëjë dëme, si djegie të zorrëve dhe dispepsi. Përjetoni kapsllëk. Gjatë procesit të dehidrimit, zorra e trashë përdor ujin që do të duhej të përdorej nga zorrët në hapin e ardhshëm të procesit të tretjes. Përjetoni urinim të rralluar dhe reduktuar. Dhe nëse është e verdhë e errët, mund të çojë në infeksione të traktit urinar. Përjetoni plakjen e parakohshme. Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore dhe shumë të tjerë rekomandojnë që gratë duhet të pijnë rreth 1.6 litra ose 8 gota dhe burrat rreth 2.0 litra ose 10 gota ujë në ditë.





Comments