top of page

Aftësia më e vlefshme që ke për të mësuar ndonjëherë. Nuk e di kush je. Nuk di asgjë për ty. Por di

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 30, 2022
  • 1 min read

ree

Aftësia më e vlefshme që ke për të mësuar ndonjëherë.

Nuk e di kush je. Nuk di asgjë për ty. Por di këtë: për momentin, pak gjëra që bën çdo ditë përbëjnë pjesën më të madhe të suksesit dhe lumturisë në jetë. Ky është parimi Pareto: 80% e rezultateve vijnë nga 20% e përpjekjeve.

Sigurisht që ke synime për jetën. Por sa kohë po shpenzon për të avancuar drejt tyre? Dhe a ia vlejnë? Se nuk do rrosh aq sa për ti arritur dhe provuar të gjitha. Se rron në shekullin 21 dhe je i mbingarkuar, i stresuar, i zënë, i zënë, i zënë.

E nëse kalon goxha kohë në mediat sociale dhe internet apo në trafik, ç’jetë reale të mbetet?

Ndaj mëso të minimizosh jetën. Hiq pjesën jo të domosdoshme të angarive nga jeta jote. Mos mbaj 100 karta, 1 mjafton. Ul shikimin e TV dhe celularit. Bli pak ushqime dhe konsumoji. Bli pak rroba dhe vishi.

Nda nevojat nga dëshirat. Shpenzo kohë, lekë dhe vëmendje vetëm për gjërat që kanë vërtet rëndësi. Për ty.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page