top of page

Agjërimi rinovon qelizat dhe rrit jetëgjatësinë, teza e nobelistit japonez në mjekësi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 23
  • 1 min read



Biologu japonez Yoshinori Ohsumi fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2016 për kërkimin e tij se si qelizat riciklojnë dhe rinovojnë përmbajtjen e tyre, një proces i quajtur autofagji. Agjërimi aktivizon autofagjinë, e cila ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe ka një ndikim pozitiv në rinovimin e qelizave

Gjatë urisë, qelizat shpërbëjnë proteinat dhe komponentët e tjerë të qelizave dhe i përdorin ato për energji. Gjatë autofagjisë, qelizat shkatërrojnë viruset dhe bakteret dhe shpëtojnë nga strukturat e dëmtuara. Është një proces që është kritik për shëndetin, rinovimin dhe mbijetesën e qelizave

Kërkimet e Ohsumit kanë treguar që autofagjia luan rol në mbrojtjen kundër inflamacionit dhe në sëmundje si demenca dhe Parkinson

Ekziston një grup i madh kërkimesh që lidhin agjërimin me përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak, uljen e inflamacionit, humbjen e peshës dhe përmirësimin e funksionit të trurit

Dr. Valter Longo, drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, në Los Anxhelos, rekomandon që shumica e njerëzve të hanë dy vakte në ditë nëse kanë probleme me ngrënien e tepërt

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page