top of page

Ankthi i ndarjes dhe koronavirusi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 8, 2020
  • 1 min read


Ditët e para të qëndrimit në shtëpi për izolimin nga koronavirusi, për mua dhe dy fëmijët e mi ishin kaotike, stresuese dhe të frikshme, njësoj si të gjithë të tjerët.

Dhe pastaj fëmijët ikën te shtëpia e babait të tyre. Papritur vetëm, në qetësi totale, ishte torturë. Koka ime mbushej me pyetje dhe ankth.

Nuk ka asnjë klauzolë pandemie në marrëveshjet dhe vendimet e divorcit. Çështja është aq e rëndë sa Gjykata Supreme në Amerikë nxorri me urgjencë një urdhër që çiftet e divorcuara duhet të vazhdonin sipas orarit të shkollës si më parë. Kjo nuk zgjidhi asgjë për shumicën.

Një prind sapo u kthye nga jashtë dhe duhej të karantinohej për 14 ditë, por ai dëshironte të takonte fëmijën me gjithë kundërshtimet e nënës.

Diku tjetër, ish-burri mori djalin me vete dhe ikën jashtë shtetit sepse sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin të sigurta, dhe nëna nuk e di se si do ta kthejë ndonjëherë në shtëpi të birin.

Ndërkohë njjë baba i divorcuar mbylli biznesin e tij të vogël prej pandemisë dhe kërkoi një modifikim të menjëhershëm për takimet dhe mbështetjen financiare të fëmijëve.

Por asgjë nga këto s’mund të zgjidhet, sepse gjykata është e mbyllur. - Beth Pinsker

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page