Anthony Hopkins, aktori i njohur 83 vjeç nuk e ka parë vajzën e tij Abigail 52 vjeç, fëmijën e tij t
- ndihmeperburra
- Mar 5, 2021
- 1 min read
Anthony Hopkins, aktori i njohur 83 vjeç nuk e ka parë vajzën e tij Abigail 52 vjeç, fëmijën e tij të vetëm, prej mbi 20 vjetësh.
Kur u pyet së fundi nëse kishte ndonjë nip a mbesë, aktori u përgjigj: "Nuk ia kam idenë. Njerëzit ndahen, familjet ndahen dhe, siç dihet, ‘jeta vazhdon’. Njerëzit bëjnë zgjedhje. S’ka rendësi në njërën mënyrë apo në tjetrën”. Abigail, kur ishte adoleshente, tentoi vetëvrasje për shkak të marrëdhënies së prishur me babanë e saj. Nuk ka qenë e lehtë për të. Nuk është diçka për të cilën ajo pëlqen të flasë, por është një përpjekje e vazhdueshme. Abigail është beqare, pa fëmijë dhe jeton në Londër, ndërsa Anthony jeton në Kaliforni prej 25 vjetësh. Sir Anthony ka fajësuar për problemet e tij në marrëdhënie fëmijërinë e vështirë, pasi është ngacmuar e bullizuar dhe më vonë në jetë është diagnostikuar me Asperger. "Ishte një kohë e dhimbshme në jetën time dhe jo diçka për të cilën mund të flas" është gjithçka thotë ai. Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments