Arrest me burg për 1200 lekë, kërkohet ndëshkim për gjyqtarët dhe prokuroren
- ndihmeperburra
- Apr 3, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 8, 2020
Nëntëmbëdhjetë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë të hetohen tre gjyqtarë të apelit të Tiranës një të shkallës së parë si dhe një prokurore pasi gjykohet se kanë shkelur të drejtat e një të pandehuri, 43 vjeç, baba i katër fëmijëve, i cili, pavarësisht se akuzohej për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1200 lekë, u vendos në masë sigurie arrest me burg. I pandehuri më vonë kreu vetëvrasje në burg.
Organizatat i dërguan një letër publike inspektorit të drejtësisë Artur Metani, të cilit i kërkuan të hetojë gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi. Sipas konkluzioneve të nxjerra nga shqyrtimi i rastit nga juristët e Komitetit të Helsinkit në Tiranë, këta persona dhanë masë sigurie arrest me burg duke i mohuar të pandehurit të drejtën për avokat mbrojtës si dhe duke përdorur me tepri këtë masë sigurie në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe duke cënuar të drejtat themelore të të pandehurit, ndërkohë që kishin dijeni se i pandehuri ishte me aftësi të kufizuara.
Gjykatat shqiptare janë të njohura për përdorim me shumicë të masës së sigurisë arrest me burg, një tregues ky që sipas studiuesve, përbën një neglizhencë të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe brendësim instuticional të prezumimit se kushdo që përfundon në gjykatë duhet me doemos të jetë fajtor.
https://www.reporter.al/arrest-me-burg-per-1200-leke-kerkohet-ndeshkim-per-gjyqtaret-dhe-prokuroren/
Comments