Arsyeja pse dështojnë martesat. Nuk janë fëmijët, as vjehrra, as puna...
- ndihmeperburra
- Sep 19, 2022
- 1 min read

Arsyeja pse dështojnë martesat. Nuk janë fëmijët, as vjehrra, as puna.
Ka edhe çifte që duket se i kanë të gjitha, fëmijë të mbarë, shtëpi të mirë, karriera, pushime, etj. Derisa merr vesh që po divorcohen. Dhe vërtetë i kishin të gjitha, as varfëri, as vese të rënda, as abuzim, as as. Çdo gjë duket ok. Thjesht nuk e duan më njëri-tjetrin. Dashuria ka avulluar. Firoi mes punëve të mëdha përjashtë e të voglave në shtëpi, vizitave te mami e kurseve të fëmijëve, bërjes së taksistit e zbavitjes së kafshës shtëpiake, etj.etj. Në martesë, dashuria nuk thërret. Ikën në heshtje, në heshtjen e çdo fjale të mbetur pa thënë, çdo dëshirë të mbetur pa shprehur, çdo çështjeje të varrosur pa zgjidhur. Martesat dështojnë sepse vetëm dashuria nuk mjafton për t'i mbajtur. Mbështeteni te dashuria që kujdeset për gjithçka, e bëheni pjesëmarrës pasiv në marrëdhënien në çift. Besoni se do ndjeni dashuri për partnerin në çdo kohë, se dashuria do ju gjendet në kohë të vështira. Mbështeteni aq shumë te dashuria sa harroni ta ushqeni. Ja që dashuria kërkon ushqim, mirësi, përkushtim, vlerësim, shoqëri, miqësi, gjeste romantike, dëshirë, epsh. Pa këto, martesa bëhet bajate, e mërzitshme, e pakuptimtë dhe përfundon me divorc. Mos u mbështetni vetëm në dashuri, mos u bëni spektator pasiv. Ushqeni dashurinë me veprime të qëllimshme dhe jini pjesëmarrës aktiv në marrëdhënie. Ushqeni dashurinë mes jush që dashuria t'ju ushqejë.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
コメント