top of page

Arsyeja shkencore pse njerëzit inteligjentë kanë nevojë për më shumë kohë vetëmSocializimi portreti

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 13, 2022
  • 1 min read

ree

Arsyeja shkencore pse njerëzit inteligjentë kanë nevojë për më shumë kohë vetëm

Socializimi portretizohet si gjë e mirë, por nëse s’ndodh me ju, mund të jetë ngaqë jeni shumë inteligjent.

Psikologët në Universitetin e Menaxhimit të Singaporit dhe Shkollën e Ekonomisë në Londër studiuan 15,000 njerëz dhe zbuluan se "individët më inteligjentë përjetojnë kënaqësi më të ulët nga jeta me shoqërizim më të shpeshtë me miqtë".

Kjo shkonte kundër gjetjeve të përgjithshme se për shumicën e njerëzve, më shumë ndërveprime sociale nënkuptojnë më shumë lumturi.

Ata arsyetuan se ndodh për shkak të aftësisë së njerëzve shumë inteligjentë për të tejkaluar dëshirat e tyre evolucionare. Dikur marrëdhëniet shoqërore ishin pjesë e domosdoshme e mbijetesës. Psikologët argumentojnë se njerëzit e zgjuar, janë në gjendje ta kapërcejnë këtë nxitje biologjike tani që s’është më domosdoshmëri. Tani është e dobishme të jesh në gjendje të fokusohesh në botën e internetit, dhe ata janë përshtatur.

Studiuesit thonë se "individët më inteligjentë përballen me më pak vështirësi në të kuptuarit dhe trajtimin e entiteteve dhe situatave të reja evolutive."

Individët inteligjentë janë më ambiciozë, ata preferojnë të kalojnë kohën e tyre duke u fokusuar në projektet e tyre sesa të shoqërohen. Ndërveprimet e shpeshta shoqërore e ulin ndjekjen e qëllimeve të larta, çka mund të ndikojë negativisht në kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page