Arsyet pse duhet t’i drejtohemi Ndihmë per meshkuj, burra dhe baballarë:
- ndihmeperburra
- Apr 11, 2019
- 1 min read
Arsyet pse duhet t’i
drejtohemi Ndihmë per meshkuj, burra dhe baballarë:
1. Ndihma nuk është vetëm për problemet e rënda apo si alternativë e fundit; prandaj sa më shpejt t’i drejtohesh ndihmës, aq më shpejt ti do qetësohesh, do ndihesh më mirë dhe do bësh përpara më herët duke u menaxhuar. Kështu edhe parandalon degradimin e problemeve dhe thellimin e vështirësive.
2. Mund t’i zgjidhësh (ose jo) vetë problemet e tua, por është ngjashëm si tek doktori: nuk ke pse vuan kur specialisti e njeh dhe ia ka marrë dorën zgjidhjes, çka të sjell edhe rritjen e besimit dhe sigurisë.
3. Është normale nëse ndihesh i dyzuar për të bashkëpunuar me ne ose jo, sepse instikti të thotë ti rrish larg emocioneve dhe mendimeve të parehatshme. Pikërisht hezitimi tregon praninë e gjërave të rëndësishme lidhur me ty e që duhen trajtuar së bashku. Kështu gjithë energjia do drejtohet drejt përfitimit nga bashkëpunimi ynë dhe jo drejt largimit dhe mbajtjes larg të emocioneve dhe gjendjeve negative. Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments