top of page

Askush s’ka ngel pa provuar pikëllimin.S’mund ta kalosh jetën pa përjetuar humbjen. Pyetja është, s

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 7, 2021
  • 1 min read

Askush s’ka ngel pa provuar pikëllimin.

S’mund ta kalosh jetën pa përjetuar humbjen. Pyetja është, si jetohet me humbjen?

Dua të të them se sa krenar jam për ty. Dua të sigurohem që ta dish – i tha babai të birit. Nënteksti i qartë: Unë do ndërroj jetë së shpejti. Ky është fillimi i lamtumirës së prindit.

Përgatitja për humbjen e prindit fillon nga pikëllimi i vdekjes së prindërve të prindërve, pikëllim i pashmangshëm ku kupton se do ta ndiesh humbjen përgjithmonë.

Për disa bëhet më e lehtë kur heqin vëmendjen nga dhimbja e humbjes, duke përqendruar dhimbjen diku tjetër, sidomos duke e kthyer dhimbjen brenda vetes e duke u marrë me atë që bëre apo s’bëre.

Hidhërimi s’fillon ditën kur personi vdes. Ne fillojmë e përjetojmë humbjen ndërsa personi është gjallë. E ndërsa integrojmë humbjen në jetën tonë, krijojmë një lidhje të vazhdueshme me personin që vdiq, duke gjetur një mënyrë për të vazhduar jetën.

Askush s’ta heq dot dhimbjen, por mund të ulen me ty, të të shohin, dëgjojnë, të jenë me ty. Kaq mund të bëjmë për njëri-tjetrin, sot më shumë se kurrë.

Kur ndjen dhimbjen, kujto që vjen nga diku ku i ke dashur dhe të kanë dashur shumë.

Ndaj kur numëron gjërat e çmuara që ke në jetë, nënën dhe babain numëroji dy herë!

コメント


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page