Babai arrestohet se kundërshtoi publikisht që e bija e mitur të marrë hormonin mashkullor testostero
- ndihmeperburra
- Mar 24, 2021
- 1 min read
Babai arrestohet sepse kundërshtoi publikisht që e bija e mitur të marrë hormonin mashkullor testosteron
Një baba kundërshton që vajza e tij e mitur të marrë testosteron si pjesë e një tranzicioni eksperimental gjinor, ndaj është arrestuar në British Columbia për shpërfillje të gjykatës, sepse tregoi publikisht emrin dhe foton e tij. Babai kundërshton ndërhyrjen mjekësore me shpresën që të parandalojë që vajza e tij të pësojë dëm të pakthyeshëm. Ish-gruaja e tij, e cila mbështetet nga sistemi mjekësor dhe ligjor kanadez, po vazhdon me tranzicionin e vajzës së tyre, përkundër dëshirës së babait. Kur vajza ishte në klasën e shtatë, në librin e shkollës po quhej me një emër tjetër, ndërsa këshilluesi i shkollës ia ndryshoi emrin pa informuar prindërit e saj. Shkolla vendosi ta bëjë këtë vetë, pasi u konsultua me një psikologe të njohur gjinore, e cila e këshilloi vajzën të merrte testosteron. Kur babai e hodhi çështjen në gjyq, gjykatësi deklaroi se pëlqimi i tij s’ishte i rëndësishëm dhe nëse s’e pranonte të bijën si mashkull, ai do akuzohej penalisht për "dhunë në familje". "Kisha një fëmijë të shëndetshëm një vit më parë dhe ky fëmijë është ndryshuar dhe shkatërruar pa asnjë arsye të mirë", tha babai në një intervistë, duke e referuar si "abuzim i fëmijëve i sponsorizuar nga shteti. ” Ai deklaroi se nganjëherë dëshiron të "bërtasë në mënyrë që prindërit dhe njerëzit e tjerë të përfshihen, të kuptojnë ç’po ndodh". https://www.christianpost.com/.../canadian-father-jailed... #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments