Babai ribashkohet me fëmijën në një rast të rëndësishëm të të drejtës prindërore
- ndihmeperburra
- Nov 25, 2021
- 1 min read

Babai ribashkohet me fëmijën në një rast të rëndësishëm të të drejtës prindërore
Në një shembull të gjykatave që abuzonin me pushtetin e tyre mbi familjet amerikane, një baba u gjend i ndarë nga vajza e tij edhe pse askush nuk e kish akuzuar si baba i keq.
Një gjykatë në Teksas urdhëroi që babai, i cili ishte ndarë nga nëna e fëmijës, por po rriste vajzën e tij, duhej të ndante kujdestarinë e vajzës me ish-vjehrrën, meqë fëmija kish jetuar me ta për më shumë se 6 muaj.
Askush nuk e vuri në dyshim aftësinë aktuale të babait për të rritur mjaftueshëm vajzën e tij, por vetëm morën në konsideratë gabimet e të shkuarës, edhe pse ai kish kryer një program rehabilitimi, kish gjetur një punë të qëndrueshme dhe merrej me rritjen e vajzës së tij.
Konteksti ligjor për betejën e babait në fakt filloi me një fitore në Gjykatën e Lartë në vitin 2020, e cila lëshoi një opinion unanim duke deklaruar se prindërit kanë të drejtën themelore për të rritur fëmijët e tyre dhe se gjykata duhet të prezumojë se prindi po vepron në interesin më të mirë të fëmijës së vet, përveç nëse paraqiten prova thelbësore për të provuar të kundërtën.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments