Babai të shpëton jetën kur familja dhe shoqëria duan të të vdesin! (me rastin e Ditës së Tjetërsimit Prindëror)
- ndihmeperburra
- Apr 25, 2024
- 1 min read

Djali 'me tru të vdekur' zgjohet pasi babai kërcënoi se do qëllonte mjekët që tentuan ti hiqnin pajisjet që e mbanin në jetë
George Pickering II refuzoi të pranonte ta vdisnin djalin e tij 27-vjeçar, George III, pasi mjekët i thanë se nuk do shërohej nga një goditje në tru, dhe mbajti larg me armë mjekët dhe policinë për tre orë. Përpjekjet e z. Pickering, 59 vjeç bënë që djali i tij t’i shtrëngonte dorën e tij disa herë gjatë përplasjes me policinë dhe mjekët
Mjekët në Qendrën Mjekësore Tomball në Hjuston, Teksas, tentuan 'ndërprerje terminale', një proces ku mbajtja në jetë i hiqet ngadalë një pacienti në koma. Vendimi ishte marrë me pëlqimin e të ëmës së djalit dhe vëllait të tij
George pranoi se atë natë ishte agresiv ndaj stafit, por duhej t’i shpëtonte jetën djalit
Ndërsa i biri, pasi u rikthye në jetë tha: “Ligji u shkel, por u shkel për të gjitha arsyet e duhura. Unë jam këtu tani prej asaj që bëri im atë. Ishte dashuri. Është detyrë e prindit të mbrojë fëmijët dhe kjo është gjithçka që ai bëri. E rëndësishme është që unë jam gjallë dhe mirë, babai im është mirë dhe ne jemi sërish bashkë”
Z. Pickering u akuzua për sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse dhe bëri 11 muaj burg
留言