Baballarët, jo vetëm nënat, kanë nevojë për ndihmë. A janë baballarët një popullsi e padëshiruar?
- ndihmeperburra
- May 13, 2021
- 1 min read

Baballarët, jo vetëm nënat, kanë nevojë për ndihmë A janë baballarët një popullsi e padëshiruar?
Pasi pa efektet e fëmijëve që rriten pa baballarë në Oklahoma, ish-ushtarakja Lynda Steele vendosi të bënte diçka për këtë. Por jo klishenë e baballarëve që braktisin fëmijët, pasi ushtria e mësoi se baballarët janë një klasë e harruar me nevoja unike që s’plotësohen. Ajo krijoi një shoqatë për t'u siguruar atyre mbështetje për të qenë në jetën e fëmijëve të tyre.
Pasi Steele ia doli të ishte një grua që sakrifikonte veten në vijën e zjarrit, u bë avokate e baballarëve, pasi pa shumë shokë të saj që vuanin diskriminim gjinor kur vjen puna për të qenë në jetën e fëmijëve të tyre, çka e tronditi atë.
Këta ushtarakë ishin të gatshëm të bënin sakrifica të pabesueshme për fëmijët e tyre. Pashë shumë baballarë që regjistroheshin përsëri për luftë sepse kishin nevojë për të ardhura për familjet dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Këta burra s’kërkojnë asgjë më shumë sesa kohë të barabartë me fëmijët e tyre – tha ajo.
Planet e Steele shkojnë përtej sigurimit të nevojave bazike për baballarët. Ajo dëshiron t'u sigurojë atyre akses në burime në mënyrë që të kenë mundësi të evokojnë të drejtat e tyre prindërore.
E shoh mungesën e mbështetjes së shoqërisë për baballarët njëlloj si barazia për gratë që të veprojnë në mënyrë të barabartë dhe me sukses në fuqinë punëtore", tha Steele. Njerëzit nuk duhet të kufizohen nga gjinia, qofshin ato gra që duan të luftojnë për atdheun apo baballarë që duan të jenë aty për fëmijët e tyre. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments