top of page

Barazia gjinore? Njihuni me zyrtarin e parë të Gjermanisë për burrat. Nuremberg është bërë qyteti...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 15, 2020
  • 1 min read

Barazia gjinore? Njihuni me zyrtarin e parë të Gjermanisë për burrat. Nuremberg është bërë qyteti i parë në Gjermani që emëron një zyrtar për burrat, duke marrë përgjegjësinë për çështjet e meshkujve. Pozicioni mbahet nga Matthias Becker, i cili punon shtatë orë çdo javë në bashkinë e qytetit, duke sqaruar burrat vendas për çështje që lidhen me ta. Babai i tre fëmijëve dëshiron të ndryshojë mentalitetin mbi gjininë, duke i inkurajuar burrat që të jenë më të hapur për emocionet e tyre dhe të marrin më shumë përgjegjësi për veten e tyre. "Burrave nuk u besohet as të blejnë gjërat e duhura në dyqane" shtoi ai. Becker ka punuar për vite me radhë si një punonjës social, duke u përqëndruar në punën me burra dhe djem, dhe thotë se ai shpreson të bëhet një "zëdhënës për burrat". Ai gjithashtu shpreson të inkurajojë burrat të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, duke thënë: "Shumë burra e shikojnë trupin e tyre si një makinë. Nëse diçka nuk shkon mirë, ata shkojnë te mjeku dhe supozojnë se mund të rregullohet si makina në servis" Në bashkinë e Nurembergut, shumë njerëz kanë përfituar nga roli i ri për të kërkuar këshilla nga Becker, në lidhje me divorcin dhe kujdestarinë, karrierën, ose dhunën në familje. Ai punon me viktima meshkuj të dhunës në familje, për të cilët thotë se përballen me diskriminim. https://www.thelocal.de/…/equality-germany-gets-its-first-m…

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page