Bashkohemi me të gjithë prindërit e tjetërsuar, kuptojmë luftën tuaj dhe mbështesim rrugëtimin tuaj
- ndihmeperburra
- Nov 18, 2022
- 1 min read

Bashkohemi me të gjithë prindërit e tjetërsuar, e kuptojmë luftën tuaj dhe mbështesim rrugëtimin tuaj. Askush nuk mund ta kuptojë vërtet dhimbjen e vuajtjes tuaj; humbja e një fëmije që nuk ka ndërruar jetë. Veç nëse e ke provuar në kurriz, ose vuajtur dhimbjen prej një ish-i të pakënaqur; që kënaqet të të shohë të vuash duke shpifur hamendësime ndaj teje. Kush nuk do të donte hiç më pak se të të shihte në dhimbje e të kish kontroll të plotë të jetës tënde. Ndjeva sikur e gjithë bota u shkund e filloi të rëndonte mbi supet e mia. Për të t’u thënë Je prind i keq – prej saj. Për të dëgjuar urrejtjen e ish-it në zërin e fëmijës tënd. Nuk të lejoj të kontrollosh mendimin e fëmijëve të mi për mua. Nuk të lejoj të më lëndosh. Nuk të lejoj të kesh kontroll mbi mua. Tjetërsimi prindëror është dhunë në familje, emocionale, psikologjike që po dëmton tepër shumë fëmijë.
Comments