Bashkohu me ne dhe do e kuptosh me zemër e mendje pse çka bëjmë është kaq e rëndësishme!
- ndihmeperburra
- Oct 24, 2019
- 3 min read
Updated: Jul 21, 2023
Bëhu pjesë e Ndihme per Meshkuj, Burra dhe Baballare! Bashkohu me ne dhe do e kuptosh!
Kuptimi i burrërisë në shekullin XXI po evoluon me shpejtësi.
Lëvizja për të Drejtat Civile nuk ka përfunduar.
Djemtë duhet ta dinë mirë që është OK të mos jesh "I fortë".
Klima dhe mjedisi do ndryshojnë përkufizimin që kanë burrat si "mbrojtës" të të dashurve të tyre.
Përkufizimi i "familjarit" është i ndryshëm nga sa ishte dikur. Baballarët e pranishëm, të vetëdijshëm, të angazhuar janë kudo. Thjesht duhet të dini se ku të kërkoni.
A mund të gjeni një organizatë tjetër që nuk portretizon një pamje stereotipe të burrave sot? Apo një organizatë që ofron komunikim direkt për anëtarët çdo ditë të javës?
Burrat kanë ndjenja. Fakti që madje duhet ta themi këtë, flet vetë.
Shumë baballarë që qëndrojnë në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët e tyre, shihen si njerëz të dobët ose që nuk kishin zgjidhje tjetër. Zgjedhja për të rritur fëmijët dhe të jini baba i pranishëm është po aq e vlefshme sa të qenit një kontribues financiar.
Ka një presion të madh që burrat të jenë të suksesshëm. Dhe ndonjëherë ai presion na thyen në mes.
Të kesh më shumë “lodra” në fund të ditës është një Zot i rremë që edhe ne si burra shpesh adhurojmë me rezultate katastrofike.
Ne nuk jemi baballarët tanë. Ata u rritën në një gjeneratë të ndryshme, kur edhe përkufizimi i fjalës "mirë" ishte i ndryshëm.
Leja e atësisë (dhe leja shëndetësore) është ende e rrallë, por mund të ndryshojë lojën për burrat që duan të jenë të pranishëm për familjet e tyre kur familjet e tyre kanë më shumë nevojë për ta.
Gratë duan të dinë se çfarë mendojnë vërtet burrat. (Dhe shumë prej tyre vijnë tek ne për ta zbuluar.)
Sportet janë diçka që ne duam dhe vlerësojmë (ca nga ne ama ndoshta nuk ngordhin per sportin). Apo seks. Dhe birra. Ose flokë të gjatë a të shkurtër, stile veshjesh, apo çfarë bëjmë për të jetuar. Burrëria përcaktohet ashtu si ne duam ta përcaktojmë atë.
Meshkujt mund të jenë viktima. Burrat dhe djemtë dhunohen. Vetëm kohët e fundit është pranuar paksa kjo gjë.
Shumë djem ende shtyhen në përpjekje për t'i bërë ata të futen në suazat e “burrit”.
Ka shumë meshkuj në burg. Cili është plani për ta? Dhe pse ndikon burgu në mënyrë disproporcionale te burrat?
Qendra e qytetit tonë rrallë herë merr burrërinë e duhur, sepse mbizotërojnë aktivitetet për grupet e tjera. Edhe pse pak nga pak kjo do ndryshojë.
Ngjarjet që na prekin të gjithë - si vdekja e një të dashuri - janë gjëra për të cilat rrallë flasim, por gjithmonë mendojmë rreth tyre. Le të flasim për gjërat e vështira, hapur. Le të mos i stigmatizojmë njerëzit për ato që na trishtojnë.
Ushtarët kthehen në shtëpi me sindroma të lidhura me luftën dhe dëmtim traumatik të mendjes. Problemet po prekin burrat që kanë luajtur sporte me një normë alarmante. Dikush duhet të avokojë për meshkujt e t'i japë fund "disponueshmërisë së burrave". Ne jemi të gatshëm të jemi ai dikush.
Meshkujt vuajnë shkallë të lartë të vetëvrasjeve. Shumë burra ende ndjehen të stigmatizuar në lidhje me ndihmën për sëmundjet mendore. E megjithatë burrave ende u thuhet "duro dhe mbahu".
Ne hamë stereotipe për drekë këtu.
Burrat me të vërtetë duan të dinë si t'i bëjnë gratë të lumtura (në shtrat dhe në jetë). Ne jemi mirë me të gjitha këto.
Shumë djem mësojnë për seksin nga pornografia.
Varësia ndaj alkoolit, drogës, seksit, kumarit, ka aftësinë të na vjedhë burrat tanë të dashur. Edhe një herë, ne thuajse nuk flasim për këtë derisa të jetë vonë.
Thënë kjo, nuk është kurrë vonë për të mësuar nga gabimet tona si burra. Për sa kohë që ne nuk vrasim veten (ose nuk u bëjmë dëm të pariparueshëm të tjerëve).
Tek ne, tregojmë të thënat që ndryshojnë treguesin por edhe dëgjuesin. Leximi i një materiali në faqen tonë thjesht mund të ndryshojë jetën tuaj. Të thuash historinë tënde mund të ndryshojë jetën tënde dhe të të tjerëve.
Bota po ndryshon më shpejt sesa mund ta përpunojmë ndryshimin. Ne kemi nevojë për një vend për të folur rreth këtij ndryshimi.
Ky nuk është "fundi" i burrave, por është fillimi i një burrërie të re, në të cilën ne kemi mundësinë të jemi individë, meshkuj, baballarë, burra dhe njerëz më të mirë.
Ju do të jeni pjesë e një grupimi që nuk është ndryshe nga çdo gjë tjetër në këtë botë. Një grupim që kujdeset për burrat, gratë që i duan ata dhe mënyrën se si po ndryshon bota.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments