Bill Gates parashikon 3 ditë pune në javë për njerëzimin–Teknologjia nuk do zëvendësojë, por do rifo
- ndihmeperburra
- Nov 25, 2023
- 1 min read

Bill Gates parashikon 3 ditë pune në javë për njerëzimin – Teknologjia nuk do i zëvendësojë, por do i riformojë – dhe nuk është i vetmi CEO që mendon kështu
Gates theksoi potencialin pozitiv të inteligjencës artificiale, duke parashikuar një të ardhme ku makineritë bëjnë punët dhe AI kontribuon për një dinamikë më të ekuilibruar punë – jetë
Gjatë podcastit me komedianin Trevor Noah, Gates theksoi se teknologjia nuk do t'i zëvendësojë njerëzit, por përkundrazi "do t’i ndryshojë ata përgjithmonë", duke parashikuar një botë ku makineritë prodhojnë ushqimin dhe inteligjenca artificiale rrit produktivitetin në edukim dhe kujdes shëndetësor
Më herët, Gates e pat krahasuar ndikimin e AI me shpikjen e kompjuterit personal, duke theksuar nevojën për përshtatje nga punëdhënësit dhe punonjësit
Comments