top of page

Burrat e sotëm kanë më shumë gjasa të jenë beqarë sesa gratë. Kjo s’është shenjë e mirë.Pothuajse n

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 29, 2021
  • 2 min read

Burrat e sotëm kanë më shumë gjasa të jenë beqarë sesa gratë. Kjo s’është shenjë e mirë.

Pothuajse një e treta e meshkujve beqarë të rritur jetojnë me prindin. Beqarët kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, dobët financiarisht dhe pa universitet, sesa meshkujt e çiftuar. Burrat beqarë fitojnë sot më pak se sa para 20 vjetësh, ndërsa burrat e çiftuar i kanë rritur me 50% të ardhurat.

Këto janë disa nga gjetjet e një analize të re të Pew Research të të dhënave të vitit 2019 mbi hendekun në rritje midis të rriturve amerikanë beqarë dhe atyre që jetojnë me një partnere.

Në vitin 1990, rreth 71% e burrave 25 deri 54 vjeçjetonin me një partnere. Në vitin 2019, vetëm 62% e bënë këtë. Numri i beqarëve është më i lartë se në vitin 1990; nga një e katërta e 40-54 vjeçarëve në pothuajse një e treta në vitin 2019. Dhe mes këtyre 40-54 vjeçarëve, një në pesë burra jeton me prindin.

Trendi vë në dukje se burrat tani kanë më shumë gjasa të jenë beqarë sesa gratë, gjë që nuk ndodhte 30 vjet më parë.

Shumica e studiuesve pajtohen se njerëzit që janë financiarisht të qëndrueshëm kanë më shumë gjasa të gjejnë dhe tërheqin një partnere.

Martesa po bëhet një institucion gjithnjë e më elitar, kështu që njerëzit po martohen vetëm nëse tashmë kanë avantazhe ekonomike, thotë Philip Cohen, profesor i sociologjisë. në Universitetin e Maryland, College Park.

Presionet ekonomike mbi meshkujt janë më të forta. Hulumtimet kanë treguar se aftësia për të siguruar financiarisht është ende një aset më i çmuar tek meshkujt sesa tek femrat, megjithëse trendi po ndryshon.

Comentários


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page