top of page

Burri vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës 4 vjeçe

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 14, 2022
  • 1 min read

ree

Burri vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës 4 vjeçe

Një grua është ekzekutuar me armë zjarri nga ish- burri i saj! 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë (të paralizuar) pas ndarjes.

Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e këtij ngjarjeje të rëndë.

40-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbave të marra, e ndërsa pas krimit që kreu, Hila ka tentuar që të vrasë edhe veten. Ai është nisur drejt shtëpisë së tij, rreth 1 km nga vendi i krimit dhe ka qëlluar veten në pjesën e fytit.

Nga sa mësohet ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page