Censi, divorcet kulmojnë në moshën 40 – 50 vjeç
- ndihmeperburra
- Jul 2, 2024
- 1 min read

Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona të divorcuar
Shumica e popullsisë prej 54,9% rezulton e martuar, 36.6% beqar, ndërsa 7,0% e popullsisë i/e ve dhe 1,4% të divorcuar ose të ndarë
Referuar popullsisë së divorcuar, femrat zënë 58,9%, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqar), 55,7% janë meshkuj
Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë. Pas moshës 30 vjeç rritet përqindja e personave të martuar, që arrin pikun me rreth 88% në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç, përqindja e individëve të ve rritet konsiderueshëm
Në vitin 2020, Shqipëria kishte 6.16 martesa për 1 mijë banorë, thuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2
Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për 1 mijë banorë
Shqipëria zë vendin e parë për divorce në rajon. Normën më të ulët e ka Kosova, me 0.5 për 1 mijë banorë
Comments