Cilat zakone mund të transformojnë plotësisht vetëbesimin tuaj?
- ndihmeperburra

- Jan 11, 2020
- 1 min read
Besimi fizik - qëndroni drejt, ecni shpesh ose gjatë dhe kujdesuni për qëndrimin e trupit tuaj. Kujdesuni për pamjen tuaj, vishni mire, me rroba të lezetshme e të përshtatshme. Ushtrohuni dhe lëvizni. Kur dukesh mirë, ndihesh mirë.
Besimi Social - shoqërizohuni kur mundeni dhe jini proaktiv. Në vend që të prisni që dikush t'ju flasë së pari, filloni ju komunikimin. Gjeni diçka interesante për personin tjetër dhekomplimentojeni për të. Shikoni për gjëra të përbashkëta.
Besimi Shpirtëror – përpiquni të gjeni sadopak kuptimin se kush jeni ju me të vërtetë dhe atë që vërtet dëshironi të jeni në jetë. Punoni vazhdimisht me dhe për mënyrën tuaj për të qenë kompetent në rrugën e zgjedhur nga ju. Kur e dini se kush jeni dhe çfarë mund të bëni me atë që keni tani, atëherë mund të përparoni për t'u bërë ai që dëshironi të jeni!




Comments