top of page

COVID-19: Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 27, 2020
  • 2 min read

COVID-19: Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Ndërsa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare që të mos izolohen, sepse izolimi la pasoja në shëndetin mendor të popullatës së moshuar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Suedi është më i ulët se numri i regjistruar nga vendet që kanë ndërmarrë masa më të rrepta si Spanja ose Mbretëria e Bashkuar.

Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka pasur një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës – duke u mbështetur në masa vullnetare për të promovuar distancimin fizik dhe sjelljen e ndërgjegjshme të qytetarëve të saj.

Strategjinë e Suedisë që bazohet mbi përgjegjësinë personale, dhe jo kufizimet dhe bllokadat e rrepta, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vlerësuar modelin e tyre si “të qëndrueshëm”.

Strategjia bazohet në premisën që rekomandimet mund të zgjasin për vite me rradhë dhe se do të ishte një “katastrofë” për të hapur dhe mbyllur shkolla dhe restorante çdo herë, dhe kjo do të bënte më shumë dëm për shërbimet publike ose bizneset sesa mbyllja e tyre menjëherë dhe përgjithmonë.

Suedezët mbi moshën 70 vjeç janë këshilluar të shmangin kontaktet fizike, të mos përdorin transport publik, të mos shkojnë në lokale dhe vende të tjera publike – masa që kanë ulur numrin e të infektuarve, por, nga ana tjetër, kanë lënë pasoja të konsiderueshme negative mbi cilësinë e përgjithshme të jetës së shumë njerëzve të moshuar.

Sipas BBC, John Carlson, kreu i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik tha: “Rreziku për individët do to të vazhdojë. Disa do të sëmuren, por ne duhet të gjejmë një balancë”.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page