Debati i nxehtë/‘Asnjë shoqëri nuk mbijeton pa meshkuj burrërorë’ Një debat i nxehtë është ndezur...
- ndihmeperburra
- Nov 18, 2020
- 1 min read
Debati i nxehtë/ ‘Asnjë shoqëri nuk mbijeton pa meshkuj burrërorë’
Një debat i nxehtë është ndezur në SHBA pasi këngëtari i njohur, Harry Styles u shfaq në kopertinën e revistës Vogue me një fustan.
Kjo ishte hera e parë që një mashkull solo del në kopertinën e revistës amerikane në 127 vite histori. Por Styles është kritikuar ashpër nga analistja konservatore amerikane, Candace Owens.
“Na riktheni burrat burrërore,” tha ajo. “Asnjë shoqëri nuk mbijeton pa burra të fortë,” shkruan analistja, që ka marrë menjëherë kritika nga yjet e skenës dhe ekranit.
Por edhe pas kritikave, ajo nuk u zmbraps, duke kritikuar feminizimin e vazhdueshëm të meshkujve. “Terma të tillë si ‘maskilizëm toksik’ janë krijuar nga ‘femra toksike’,” tha ajo.
Comments