Dikur isha një burrë me status e vlerë që kish synime e ëndrra me zemër flori deri ditën që të humba
- ndihmeperburra
- Feb 16, 2023
- 1 min read

Dikur isha një burrë me status dhe vlerë që kish synime e ëndrra me zemër flori, deri ditën që të humba, s’e ndjeva kurrë atë të ftohtë Ma rrëmbeu zemrën dhe e copëtoi përtokë. Gjithçka kam dashur ish të jem baba i mirë për ty, të të bëj të ndihesh i dashur, i mbështetur, asnjëherë i frikësuar. Më vjen keq që këtë premtim s’munda ta mbaj, ai vendim m’u hoq nga dora. Në ditë të veçanta dikur buzëqeshja, qeshja i përulur për çka admiroj, Tani njoh dhimbje që përvëlon si zjarr Që shkatërron ëndrrat, shpresat, të ardhmen, shtrydh e shtrydh si pincë derisa nuk dëshiron më Jetojmë si një ushtar me armaturë, me shpresën se një ditë do jemi në paqe me dramën. E prapë ulem duke qarë në këtë dhomë, duke parë e riparë xhirime, sepse kjo është gjithçka mund të bëj. E vetmja gjë që më mban çdo ditë, është se një ditë do më falësh dhe nuk do të ndjej më dhimbje.
Të dua, babi
K.A.M
Comments