Dikush i ulur në lokal i thotë tjetrit: "Ky kamarieri s’mbush, nëse i lë një 50-mijëshe dhe një 10-m
- ndihmeperburra
- Mar 28, 2021
- 1 min read
Dikush i ulur në lokal i thotë tjetrit: "Ky kamarieri s’mbush, nëse i lë një 50-mijëshe dhe një 10-mijëshe në tavolinë, ai ka për të marrë dhjetëshen”. Dhe vërtet, kamarieri mori dhjetëshen, ndërsa klientët u gajasën. Dikujt i bëri përshtypje dhe pyeti pa të keq kamarierin: Ti s’e di ku ndryshojnë lekët? Kamarieri buzëqeshi e tha "Ky tipi këtë punë bën shpesh me mua dhe zbavitet. Ama unë fitoj 10 mijë lekë çdo herë. Po mora 50-çen, loja do mbarojë e po ashtu të ardhurat e mia”.
Ndonjëherë është mençuri të bësh budallain.
Comments