Disa gjëra kritike që çdo baba duhet t'u thotë fëmijëve të tij:
- ndihmeperburra
- Mar 17, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 8, 2020
Dua të kaloj kohë me ty.
Ndoshta ju si prindër punoni shumë për të veshur dhe ushqyer fëmijët tuaj. Ama, edhe pse si baba ju i doni fëmijët – ndoshta nuk kaloni shumë kohë individuale me secilin nga fëmijët tuaj.
Që mos keqkuptohemi, ndoshta ju jeni në shtëpi çdo ditë në mënyrë pozitive, por nuk ndërveproni rregullisht me fëmijët në baza individuale.
Sepse ndoshta gjithë jetën tuaj ju si baba nuk keni lozur shpesh me top apo me lego me djalin tuaj apo me lodrat e preferuara me vajzën tuaj.
Edhe kur fëmija juaj u rrit, ndoshta keni patur kontakt të rrallë me fëmijën tuaj. Unë e kuptoj se mund të mos jetë stili juaj i personalitetit. Por ndoshta djali apo vajza juaj do donte të ishit me të.
Pavarësisht nga dashuria juaj si baba për fëmijën tuaj, mungesa e afrimit nga ana juaj ndoshta mund të lërë një pyetje të bezdisshme tek fëmija, nëse babai e donte dhe e do apo jo në të vërtetë si person.
Ndërsa kjo mund të duket pa kuptim për disa, kurrë nuk kam dashur që fëmijët e mi të rriten me këtë pyetje.
Comments