top of page

Djali duhet të lërë nënën me 'ndjenja urrejtje' për babanë, vendos gjykatësi.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 23, 2020
  • 1 min read

Djali duhet të lërë nënën me 'ndjenja urrejtje' për babanë, vendos gjykatësi. Tetëvjeçari duhet të jetojë me babanë për të shmangur dëmin emocional. Gjykatësi në Norwich, Britaninë e Madhe vendosi që një djalë tetë vjeç të jetojë në shtëpinë e babait, pasi po ndikohej nga "ndjenjat e urrejtjes" të mamasë së tij ndaj babait të tij. Çifti ishe divorcuar pak vite më parë. Gjykatësi Lloyd North, vendosi kështu sepse djali po ekspozohej ndaj "dëmit domethënës emocional" nëse do të qëndronte me nënën e tij. Psikologu i çështjes tha se nëna e portretizonte me ngulm babanë e djalit negativisht dhe fëmija po identifikohej me pikëpamjet që ajo shprehte. Gjykatësi vendosi që djali do të gëzonte një marrëdhënie pozitive me të dy prindërit nëse jetonte me babanë e tij, por duke vazhduar ta takojë nënën e tij.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page