top of page

Djemtë kanë nevojë për baballarët që t'i mësojnë për jetën

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 3, 2022
  • 2 min read

Djemtë kanë nevojë për baballarët që t'i mësojnë për jetën

Në filmin Good Fellas, Ray Liotta është një adoleshent që punon për "djemtë e shkathët" të lagjes (mafia). Kur arrestohet për herë të parë, ai përshëndetet si hero nga të fortët e zonës.

Ata njerëz të fuqishëm e të pasur tani e konsiderojnë atë të denjë për të qenë burrë dhe në mënyrë shumë efektive i mësojnë atij sistemin e vlerave (të mira apo të këqia) të grupit të tyre.

Kjo është ajo që dëshirojnë të gjithë të rinjtë.

Klani i burrave që mirëpret një djalë përcakton fatin e jetës së tij.

Djemtë duan pranimin, konfirmimin dhe dashurinë e grupit më të rritur për t'i mësuar se si e jeton jetën një mashkull.

Nëse ata burra janë burra të mirë, ai lulëzon dhe përparon për mirë, edhe shoqëria përparon. Nëse mashkulli i rritur nuk e di si jetohet jeta me sukses, ose është i pakujdesshëm me personazhin që po modelon, atëherë i riu do vuajë.

Burrat dinë gjëra, dinë të bëjnë gjëra dhe dinë si funksionon bota. Ata mësojnë nga përvojat, provat dhe gabimet.

Përvojat ndërtojnë besimin e të rinjve. Të qenit të aftë është e rëndësishme për vetëvlerësimin tonë si burra dhe djem.

Nëse askush nuk na tregon si të bëjmë diçka, si mund të mësojmë ndonjëherë të jemi të aftë? Dhe nëse nuk ndihemi të aftë, si mund të ndihemi mirë me burrërinë?

Po nuk ushqyem ndjenjat e kompetencës dhe përshtatshmërisë kaq të rëndësishme, si mundet një mashkull të ndihet mirë me veten?

Kur djemtë rriten të ndihen të tillë për veten, ata kanë goxha shans për të pasur sukses në jetë. Kur ata kanë baballarët përkrah tyre që i mësojnë si të kenë sukses në jetë, ata nuk vuajnë nga sprovat e dështimit, të cilat shpesh çojnë në zhgënjim, zemërim e më keq.

Baballarëve u takon të ndihmojnë në përgatitjen e djemve dhe kjo duhet të jetë prioritet kryesor.

Në kujtim të Ray Liotta RIP

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page