top of page

Do lëshojmë rrënjë… Shkencëtarët bëjnë 'zbulimin e madh' që mund të ngadalësojë plakjen, madje dhe t

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 7, 2023
  • 1 min read

Do lëshojmë rrënjë… Shkencëtarët bëjnë 'zbulimin e madh' që mund të ngadalësojë plakjen, madje dhe të rinohemi

Ç’e shkakton plakjen dhe si mund ta ngadalësojmë atë, madje të rinohemi?

Studiuesit gjermanë në Universitetin e Këlnit zbuluan se transkriptimi i gjeneve (procesi ku qeliza bën kopje ARN-je të një pjese ADN-je) shpejtohet me kalimin e moshës por bëhet me më gabime, por zbuluan dhe disa procese që mund të na ndihmojnë të rinohemi.

Transkriptimi është thelbësor sepse mbart informacionin gjenetik të nevojshëm për të krijuar proteina të reja në qelizë. Proteinat përcaktojnë shëndetin e funksionin e qelizave, dhe këto më pas strukturojnë gjithë trupin.

Gjatë jetës qelizat tona rigjenerohen, "por çdo qelizë është e ndryshme dhe ç’ i bën ato të ndryshme janë gjenet e ndryshme që aktivizohen në të", shpjegon Dr. Beyer kreu i studimit. "Aktivizimi quhet transkriptim dhe duhet të jetë i përsosur që qelizat të funksionojnë siç duhet”

Studimi thotë se dieta e shëndetshme dhe kufizimi i kalorive përmirëson cilësinë e transkriptimit të prodhimit të ARN-së në qelizë, çka ka efekte të dobishme për qelizat në planin afatgjatë.

Gjetjet pritet të ndihmojnë parandalimin e kancerit, pasi “është sëmundje e plakjes për shkak të gabimeve qelizore dhe korrigjimi i gabimeve mund të jetë mënyrë për të kufizuar shfaqjen e kancerit”. https://www.euronews.com/.../german-scientists-make-a...

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page