top of page

Do që të jetosh më gjatë? Elemino negativitetin. Të gjithë jemi të bombarduar nga negativiteti përdi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 24, 2022
  • 1 min read

ree

Do që të jetosh më gjatë? Elemino negativitetin.

Të gjithë jemi të bombarduar nga negativiteti përditë, kështu që si mund të qëndrosh pozitiv?

Së pari, elimino negativitetin nga mendimet. Në vend që të mendosh për të gjitha problemet e tua, mendo për gjithçka që duhet të jesh mirënjohës. Shëndeti, ata që do, një gjumë të mirë, një ditë të re për të shijuar, një punë, një vend për të jetuar dhe gjithçka tjetër që mund të mendosh.

Së dyti, elimino negativin nga prurjet informuese. Monitoro informacionet që përthith. Mos ndiq lajmet, lexo në mënyrë selektive. Mediat lulëzojnë me lajme të këqija, ndaj lëri të lulëzojnë pa ty.

Së treti, elimino negativin nga energjia dhe produkti yt. Mendoje atë që thua. Në vend që të ankohesh për problemet, mbushi fjalët e tua me gëzim e optimizëm. Fol për gjërat pozitive të jetës tënde dhe çka të pëlqen. Qesh me ç’thua.

Së katërti, elimino negativitetin nga marrëdhënia. Kujdes me kë rri. Nëse shoqërohesh me njerëz negativë, ata do të tërheqin poshtë. Nëse shoqërohesh me njerëz pozitivë dhe bëhesh person pozitiv, do ta ngrini lart njëri-tjetrin.

Shijo jetën dhe njerëzit me të cilët je. Nëse do që të jetosh gjatë, ji i lumtur me jetën që po jeton.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page