Do të pendoheni për këto zgjedhje përgjithmonë: “Ah sikur të kisha shprehur ndjenjat e mia”.
- ndihmeperburra
- Jul 19, 2020
- 1 min read
Do të pendoheni për këto zgjedhje përgjithmonë: “Ah sikur të kisha shprehur ndjenjat e mia”. Ne jemi mësuar të vegjël se emocionet janë të rrezikshme dhe se ato duhet të taposen dhe kontrollohen. Kjo zakonisht funksionon në fillim, por ndrydhja e ndjenjave tuaja bën që ato të rriten e fryhen, derisa të shpërthejnë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të nxirrni ndjenjat tuaja përjashtë, drejtpërdrejt në tavolinën e diskutimit. Edhe pse është e dhimbshme të fillosh, nxjerrja të detyron të jesh i sinqertë dhe transparent. Për shembull, nëse ndiheni sikur nuk fitoni mjaftueshëm lekë në punë, kërkoni një takim me shefin tuaj dhe argumentoni pse mendoni se ju vleni më shumë. Si rezultat, shefi mund të pajtohet me ju dhe do t'ju rrisë rrogën, ose nuk do të pajtohet dhe do t'ju tregojë se çfarë duhet të bëni më shumë për t'u bërë më i vlefshëm. Por, nëse nuk bëni asgjë dhe i lini ndjenjat tuaja të ndrydhen dhe acarohen, kjo do të pengojë performancën tuaj dhe do t'ju ndalojë të arrini qëllimin tuaj.
Comments