Dokumentari i ri zbulon se si divorci lejon prindërit të fshihen nga jeta e fëmijëve të tyre.
- ndihmeperburra
- Mar 19, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 8, 2020
Vetëm në SH.B.A., 22 milion prindër janë "fshirë" nga jeta e fëmijëve të tyre. Në dokumentarin e saj të ri Erasing Family (fshirja e familjes) regjisorja Ginger Gentile, e cila është edhe nëndrejtoresha e Organizatës Kombëtare të Prindërve (National Parenting Organisation), vendosi të tregojë historitë e disa prindërve dhe fëmijëve që u shkatërruan si rezultat i familjeve të copëtuara në mënyrë të dëshpëruar nga sistemi gjyqësor.
Gentile, e cila vetë është një fëmijë divorci, jetonte në Argjentinë kur ajo bëri një film në vitin 2014 të quajtur Erasing Dad, i cili ekspozon diskriminimin me të cilin etërit përballen kur duan të jenë në jetën e fëmijëve të tyre pas divorcit. Filmi solli ndryshime ligjore në Argjentinë që lejuan prindërit të ndanin kujdestarinë e përbashkët. Pas kthimit në Sh.B.A, ajo dëshironte të bënte një film vijues që do të trajtonte baballarët dhe nënat e fshira dhe ndikimin tek fëmijët.
Këta njerëz nuk kanë ku të drejtohen" thotë Gentile. Në gjykatën familjare, prindërve nuk u sigurohet mbështetje ligjore dhe psikologjike. Shumë kanë mbetur duke u ndjerë sikur askush nuk interesohet për luftën e tyre për të parë fëmijën e tyre. "Atyre u thuhet që ta kapërcejnë atë, të harrojnë fëmijët e tyre, ose që ata do të kthehen kur të mbushin 18 vjeç," thotë Gentile.
Kjo e çoi kineasten "të tregojë historitë e viktimave më të injoruara të gjykatës familjare: fëmijët".
Comments