Dua ta dish që mund të bëhet më mirë.
- ndihmeperburra

- May 10, 2019
- 1 min read
Dua
a dish që mund të bëhet më mirë.
Një ditë, ndërsa do jeni të dy në shfaqjen ku luan fëmija juaj, secili në skajin e vet me copën e madhe të akullit që qëndron mes jush, do të duhet t’i pasoni njëri-tjetrit uniformat e fëmijëve. Ti do thuash "Mund ta pasosh?" dhe ai do jetë i gatshëm të shkrijë tensionin dhe do thotë 'Patjetër' dhe papritmas mes jush ka një raport të vogël, një shenjë marrëdhënie komode që sugjeron potencial për më shumë marrje vesh dhe më pak armiqësi, dhe ti do ndihesh mirë, edhe ai do ndihet mirë.
Pas ca, ti harron pse ishe aq e zemëruar me të gjithë kohën, sepse zemërimi ta shpif, ndërsa të jesh i sjellshëm dhe të merresh vesh është shumë më mirë. Edhe nëse nuk të bën sens ose nuk është e drejtë apo logjike, e lë të kalojë. Ti fal. Ai fal. E sheh se kjo ka qenë e vështirë edhe për të. E sheh se ai i do fëmijët, dhe kjo është shumë. Ndoshta i ofron atij ta çosh me makinë në shtëpi. Ai të ndihmon të dalësh nga parkimi i bllokuar. Ti vazhdon më tej. Çel veten jo për miqësi,as edhe për ndonjë ndjenjë të familjes, por hap veten në një marrëdhënie që nuk e ke përcaktuar ende, por do ta shqyrtosh me kohë. Dhe gjithçka është më mirë. Dua që ta dish - duhet ta dish – kjo është e mundur.




Comments