Duhet ta provosh. Sepse nëse nuk ke provuar, nuk ke jetuar – William Parrish te filmi Meet Joe Black
- ndihmeperburra
- Jan 11, 2021
- 1 min read
Duhet ta provosh. Sepse nëse nuk ke provuar, nuk ke jetuar – William Parrish
Anthony Hopkins te filmi Meet Joe Black monologon se ç’është dashuria dhe si të biesh në dashuri të çmendur me dikë, duke i kërkuar të bijës të tentojë të bjerë jo në dashuri të zakonshme, por dashuri të thellë, marramendëse, obsesive, pasionante. Sepse në fund të ditës, për çfarë po jetoni gjithsesi, nëse jo për të ndjekur pasionet tuaja më të thella, më të dëshirueshme? Ndonjëherë është e frikshme të shohësh përtej së panjohurës. Por kur bëjmë atë hap të besimit, ndoshta trupat tanë mund ta mbajnë fizikisht, edhe mendërisht, që të shohim pas nesh dhe të kuptojmë se sa larg kemi arritur me përpjekje. Provoni gjëra të reja. Provoni të bëni atë që s’ju lë rehat, pavarësisht frikës që mund të dështoni, ose përvojave të pakëndshme të së shkuarës. Momenti i tanishëm është ai që na lejon të mbajmë frymën dhe të zhytemi në thellësitë e valëve të jetës. Pendohemi më shumë për atë që s’bëmë, sesa për çka kemi bërë tashmë. Sepse nëse përpiqemi, të paktën e dimë nëse do të funksionojë apo jo. A mund të lindin katastrofa nga përpjekjet? Absolutisht. Por kurrë s’do ta dimë pa përpjekje fillestare. E sapo të arrijmë në destinacionin përfundimtar, do të dimë me siguri absolute se përpjekja ia vlente gjithsesi. Dhe e bëri udhëtimin e jetës më të çmuar. Po nëse përfundimi në udhëtimin tonë është edhe më i mirë sesa imagjinata? Prandaj, vëri veshin fjalëve të William Parrish tani dhe fillo të provosh..
Comments