top of page

Dy burra të sëmurë ndanin të njëjtën dhomë spitalore...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 17, 2019
  • 2 min read


Njëri burrë u lejua të rrinte ulur në shtrat për një orë çdo pasdite për të ndihmuar plagët. Shtrati i tij ishte pranë dritares. Burri tjetër duhej të rrinte tërë kohën shtrirë në shpinë.

Burrat bisedonin me orë të tëra, për gjithshka.

Çdo pasdite, kur burri rrinte ulur në shtrat pranë dritares, ai kalonte kohën duke i përshkruar burrit tjetër të gjitha gjërat që mund të shihte jashtë dritares.

Dritarja shihte një park menjë liqen të bukur. Rosat dhe mjellmat luanin në ujë ndërsa fëmijët lundronin anijet e tyre lodra. Të dashuruarit ecnin krah për krah mes luleve të çdo ngjyre dhe një pamje e shkëlqyer e horizontit të qytetit të shihej në distancë.

Njeriu që rrinte shtrirë filloi të mbyllte sytë dhe ta imagjinonte këtë skenë piktoreske. Ai filloi të jetojë për ato periudha një ore, ku bota e tij zgjerohej dhe gjallërohej nga gjithë veprimtaria dhe ngjyrat e botës së jashtme.

Një pasdite e ngrohtë, burri nga dritarja përshkroi një sfilatë që kalonte. Megjithëse burri shtrirë nuk mund ta dëgjonte bandën - ai mund ta ndjente atë në mendje nga portretizimi me fjalët përshkruese.

Kaluan ditë, javë dhe muaj.

Një mëngjes, infermieri gjeti trupin e pajetë të burrit pranë dritares, i cili kishte ndërruar jetë paqësisht në gjumë.

I pikëlluar, burri shtrirë pyeti nëse mund të zhvendosej pranë dritares. Infermieri ia realizoi kërkesën.

Ngadalë, me dhimbje, ai u përpoq të ngrihej në bërryl për të parë pamjen jashtë dritares.

U përball me një mur.

Burri pyeti infermierin se çfarë mund ta kish detyruar shokun e tij të ndjerë të përshkruante gjëra aq të mrekullueshme jashtë asaj dritareje.

Infermieri u përgjigj se burri ishte i verbër dhe as nuk mund ta shihte murin; "Ndoshta ai thjesht ka dashur të të inkurajojë" i tha.

PËRFUNDIM

Ekziston një lumturi e jashtëzakonshme kur bën të tjerët të lumtur, pavarësisht situatave tona.

Hidhërimi i përbashkët është gjysma e trishtimit, por kur lumturia ndahet, dyfishohet.

Nëse doni të ndjeheni të pasur, thjesht numëroni të gjitha gjërat që keni e që nuk blihen me para.

E tashmja është dhuratë, prandaj në anglisht quhet Present.

Origjina e kësaj letre është e panjohur, por energjia pozitive e saj zgjerohet kur e shpërndani.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page