Dëshironi të jeni më të lumtur? Shkenca thotë se duhet të flini në këtë mënyrë:
- ndihmeperburra
- Apr 11, 2021
- 1 min read

Dëshironi të jeni më të lumtur? Shkenca thotë se duhet të flini në këtë mënyrë:
Studiuesit në qendrën akademike mjekësore në Universitetin e Miçiganit studiuan gjumin dhe gjendjen shpirtërore të 2.100 njerëzve, sidomos mjekë që në fillimet punonin si praktikantë në spitale. Ata studiuan jetën e tyre plot lodhje e stres dhe gjurmuan gjumin e gjendjen e tyre shpirtërore e mendore.
Studiuesit zbuluan një korrelacion të thjeshtë midis gjendjes mendore e shpirtërore më të mirë, dhe orareve më pak të ndryshueshme të gjumit.
Ata që kishin orare të ndryshueshme gjumi, raportonin humor më të keq dhe më shumë simptoma lodhje e stresi fizik e mendor, pavarësisht sa orë gjumë flinin.
Pra, gjumi në orare të çrregullta ka të njëjtin efekt negativ, si edhe orët e pakta të gjumit. Për më tepër, u pa se ishte e pamundur të “kompensohej” mungesa e gjumit duke fjetur më shumë orë në orare të ndryshueshme.
Ky zbulim nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e gjumit, si një faktor të pavlerësuar në lidhje me mirëqenien fizike dhe psikologjike - thotë Srijan Sen, profesor që drejton Studimin e Shëndetit në Miçigan, sipas një platforme të drejtuar nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS).
Pandemia e përkeqësoi situatën, sepse ndërpreu shumicën e rutinave tona, ku një nga çelësat e suksesit është të ngrihesh herët në mëngjes e të shkosh në punë a shkollë.
Prandaj: Vendosni orare të rregullta gjumi për veten dhe anëtarët e familjes tuaj dhe ruani zakonet tuaja të përditshme – Bota.al
Comments