top of page

Dëshironi të jetoni 12 vjet më gjatë? Studimi 30-vjeçar thotë se përqafimi i një mendësie optimizmi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 6, 2022
  • 1 min read

ree

Dëshironi të jetoni 12 vjet më gjatë? Studimi 30-vjeçar thotë se përqafimi i një mendësie optimizmi është faktori kyç i jetëgjatësisë. Dhe meqë vetëm çereku i nivelit tuaj të optimizmit është i trashëguar, treçerekun e keni vetë në dorë të bëheni edhe më pozitivë.

Dy studime, njëri që zgjati 10 vjet dhe tjetri 30 vjet, zbuluan se "optimizmi i lartë" lidhej me 11% deri në 15% jetëgjatësi më të gjatë, edhe pasi merreshin parasysh faktorë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik.

Optimizmi sipas studimit ka lidhjet më të forta e më të qëndrueshme me një gamë të gjerë rezultatesh shëndetësore, duke përfshirë rrezikun e reduktuar kardiovaskular, rënien e funksionit të mushkërive dhe vdekshmërinë e parakohshme.

Optimizmi lehtëson procese më të shëndetshme bio-sjellëse, dhe sjell jetëgjatësi, sepse kontribuon drejtpërdrejt në mënyrën se si qëllimet përkthehen në sjellje.

Po ashtu, njerëzit me lidhje të forta sociale (miq e shoqëri) kanë një shans 50% më të mirë për të mbijetuar, pavarësisht nga mosha, gjinia, statusi shëndetësor dhe shkaku i vdekjes.

Optimistët priren të sillen ndryshe: Të gjithë kanë qëllime, ama optimistët kanë më shumë gjasa të përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page