top of page

Dëshironi të ndaloni debatet dhe zënkat? Bëni më shumë seks!

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 2, 2019
  • 1 min read


A jeni një çift që grindeni? Ndoshta ka plot arsye pse ju të dy nuk shiheni dot sy më sy, por mbase më shumë seks mund të lehtësojë tensionet.

Debati i vazhdueshëm ndoshta është i lidhur me pjesë të marrëdhënies suaj që kanë nevojë për adresim. Nëse ka çështje reale që duhet të adresohen në marrëdhënien tuaj, merruni me të. Nëse po shmangeni, duke qenë egoist, të verbër ose duke mohuar probleme të vërteta, po merrniveten më qafë dhe mos mendoni se seksi do t'i mbulojë ato. Merrni çfarëdo ndihme që ju nevojitet dhe shikoni rolin tuaj.

Sidoqoftë, ndonjëherë, seksi mund të bëjë çudira për çiftin, marrëdhënia e të cilit do pak më shumë erëza. Jeta është energji. Emocionet janë energji në lëvizje. Fjalët janë energji. Veprimet janë energji. Mendimet janë energji. Të jetosh, lëvizësh dhe marrësh frymë çdo ditë është energji. E qeshura është energji. Zemërimi është energji. Frustrimi është energji. Lumturia është energji. Argumentimi është energji. Po, edhe seksi është energji.

nergjia seksuale qëndron në thelbin e krijimit. Nga bebet deri tek prodhimi i kënaqësisë më të madhe. Forca krijuese që është në lëvizje kur jemi gjallë seksualisht, vjen nga e njëjta qendër krijuese, te e cila ne mbështetemi për të krijuar gjërat. Kjo do të thotë se energjia seksuale vjen nga qendra juaj krijuese.

Kur një çift koncepton një fëmijë, ata po krijojnë jetë. Dhe rrjedhimisht, kur jeni duke bërë seks, jeni duke u bërë krijues, me apo pa bebe. Është energjia krijuese që është në lojë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page