edhe burrat që po i vrasin gratë e po vetëvriten plot, shpirt kanë edhe këta! Mirë bëjnë që dalin e
- ndihmeperburra
- Mar 20, 2021
- 1 min read
“Shoqëri maskiliste”, “në degradim total”, “realitet kaq i egër, ku as polici, gjykata, shteti dhe familja nuk të mbron”, “mjafton të shohësh në rrjetet sociale gjuhën e urrejtjes ndaj tyre”, “këto do ju çojnë këtu ku janë këto viktima” …
Mirë bëjnë që dalin e flasin publikisht në mbrojtje të grave. Po edhe këta burrat që po i vrasin e po vetëvriten përherë e më shumë, shpirt kanë edhe këta!
Një ngjarjes e rëndë ka ndodhur 2 ditë më parë në Fier, ku burri qëlloi 31 herë me thikë gruan e tij, e cila vdiq në vend. Ndërkohë ditën e djeshme autori i krimit u gjet i vdekur, por ende nuk dihen shkaqet. Ata ishin prindër të dy fëmijëve.
Por dje u mor vesh një tjetër ngjarjes e rëndë në Vlorë, ku një grua mbante të vdekur në banesë prej disa ditësh bashkëshortin e saj. Pasi gruaja nuk ua hapi portën, policia shqeu derën dhe shoqëroi gruan, e cila po hetohet edhe për vrasje.
Comments