top of page

Eksperimenti Rosenhan me shtrimet në spitale psikiatrike

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 9
  • 1 min read



12 bashkëpunëtorë të udhëhequr nga psikologu David Rosenhan (3 gra dhe 9 burra) u shtirën sikur kishin halucinacione dhe probleme mendore, për t'u shtruar në spital psikiatrik

Secili përfundoi në një spital të ndryshëm, në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë u shtruan dhe u diagnostikuan me sëmundje psikiatrike

Pas shtrimit në spital, “pacientët” u sollën normalisht dhe u thanë drejtuesve të spitaleve se ishin mirë dhe nuk vuanin nga asgjë

Ata jo vetëm nuk u lejuan të largoheshin, por u konsideruan se po shfaqnin simptoma sëmundjeje të vërtetë dhe kundër vullnetit të tyre u mjekuan me ilaçe psikiatrike, dhe kaluan disa muaj para se ata të liroheshin

Pasi u mor vesh, një spital psikiatrik sfidoi Rosenhanin t’i dërgonte pseudopacientë, për t'u zbuluar nga stafi i spitalit

Rosenhan pranoi dhe në javët që pasuan, nga 193 pacientë që trajtoi spitali, identifikoi 41 si pseudopacientë

Gjëja tronditëse është se Rosenhan në fakt nuk dërgoi asnjë pseudopacient për be

Eksperimenti bëri të qartë se spitalet nuk dallonin dot personat normalë nga ata me probleme dhe shumë pacientë të shtruar mund të ishin shëruar tashmë

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page